Ndërtoj softuer web dhe desktop me kujdes ndaj detajit — nga menaxhimi i kontabilitetit te platformat e muzikës. Çdo produkt, punë për dhjetë.
Çdo produkt me databazën e vet të izoluar, i hostuar dhe i gatshëm për përdorim.
Rezervime online, faqe publike profesionale, faturim me Stripe dhe gjenerim automatik i postimeve për rrjete sociale — gjithçka në një panel.
Shitje beat-esh me licensa, AI mastering, studio në browser, shpërndarje në YouTube/Spotify dhe automatizim i plotë i publikimit të muzikës.
Ndjekja e pagesave mujore, kalkulim automatik i borxhit, vault i enkriptuar për kredenciale, kujtesa WhatsApp dhe pasqyrë e plotë financiare.
Sistem modern faturimi me integrim ARBK (plotësim automatik i të dhënave nga regjistri i bizneseve), stok dhe raportim — për tregun kosovar.
Kalkulues profesional çmimesh për dritare & dyer PVC me motor BOM, gjenerim oferte dhe fluks pune nga matja te oferta finale — desktop app.
Aplikacion elegant për menaxhimin e rezervimeve, gjenerim kontrate PDF me një faqe dhe komunikim automatik me klientët përmes WhatsApp.
Çdo produkt jeton i pavarur — me databazën, sigurinë dhe backup-in e vet.
Secili app ka databazën e vet të veçantë. Asnjë përzierje të dhënash, asnjë rrezik që njëri të prekë tjetrin.
Kur një app është gati, ngarkohet nën subdomain-in e vet dhe konfigurohet për pak minuta — pa ndërprerë të tjerët.
Ndryshimet reflektohen menjëherë te përdoruesi dhe databaza vetë-migrohet, pa prekur asnjë të dhënë ekzistuese.
Ndërtoj softuer me porosi për biznesin tënd — nga ideja te produkti live. Le të flasim.